Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka publikuar një video ku shfaqet revolta e grave dhe nënave të lëna më mëshirë të fatit dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se bën cirk me dhimbjen e tyre dhe paguan miliona lekë në ditë për klientët e koncensioneve

“Është e dhimbshme të shohësh në ekrane nëna që kanë humbur gjithçka, se qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit. Është revoltuese t’i dëgjosh që këto nëna numërojnë qindarkat e mbijetesës, ndërsa Edi Rama bën cirk me dhimbjen e tyre dhe paguan miliona lekë në ditë me klientët. Ky kloun nuk e ka vendin në kryeministri. Mijëra nëna nuk i meritojnë lotët e mjerimit vetëm se Edi Rama ka zgjedhur të paguajë miliona për oligarkët e vet dhe pak apo aspak për mbi 2 milionë shqiptarë.”, shkroi Paloka në Facebook.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re