Zëdhënësja e PD-së Mirela Karabina thotë se Rama duhet që të japë me urgjencë sqarime për qëndrimet e tij për Kosovën.

Referuar intervistës së kryeministrit për  Financial Times, Karabina thotë se deklaratat e tij shtojnë më shumë dyshimin se kujt po i shërben kreu i qeverisë shqiptare.

Sipas saj fshehja pas gjoja mocionit me debat, është thjesht një përpjekje për t’i dhënë mundësi Edi Ramës të ikë nga përgjegjësia e tij.

Deklarata e plotë:

Edi Rama duhet me urgjencë të japë sqarime për qëndrimet e tij për Kosovën.

Deklarata e fundit në Financial Times se:

“Kosova është një pikë e nxehtë. Me kalimin e viteve është bërë toka e askujt ….” e shton dhe me shumë dyshimin se kujt po i shërben Edi Rama.

Por fatkeqësisht aleanca e kullave e gjeti gjuhën sot për të pastruar Edi Ramën dhe për ta çliruar atë nga detyrimi për të dhënë llogari për deklarata skandaloze e në dëm të shtetit të Kosovës.

Nga Shqipëria dhe Kosova i kërkohet kryeministrit të japë sqarime për qëndrimet e tij në dëm të Kosovës, ndërsa aleanca e kullave në konferencën e kryetarëve vendos qe ai nuk ka pse të japë sqarime.

Fshehja pas gjoja mocionit me debat, është thjesht një përpjekje për t’i dhënë mundësi Edi Ramës të ikë nga përgjegjësia e tij.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re