Skip to content

PD: Rama të tregojë se përse ishte në Francë me charter privat

Partia Demokratike reagoi sërish në lidhje me akuzat se kryeministri pagoi 100 mijë euro për një udhëtim në fundjavë me charter drejt Francës.

Këshilltari i Kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga sqaroi se udhëtimi u krye për arsye pune.

Por sipas PD-së, kreu i qeverissë duhet që të tregojë se përse ishte në Francë me charter privat.

“E turpshme është që Edi Rama të harxhojë me mijëra euro për luksin personal, kur shqiptarët i ka lënë në pikë të hallit. E turpshme është që Edi Rama te udhëtojë si hajdut me charter personal dhe ta mbajë të fshehtë arsyen. E turpshme është të justifikosh luksin dhe vjedhjen e Ramës, duke akuzuar opozitën që zbuloi të vërtetën e udhëtimit në fundjavë prej 100 mijë euro me avion privat. Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai ka udhëtuar me avion privat në fundjavë në Francë. Pse?”, ishte reagimi i PD-së.