Partia Demokratike i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, i cili gjatë prezantimit të kandidatëve të koalicionit  ‘Shtëpia e Lirisë’, nuk harroi të akuzojë kryedemokratin Lulzim Basha duke u shprehur se ka vendosur logon e PD në shërbim të interesave të tij dhe të Edi Ramës.

Për PD, akuzat e Bashës janë vetëm mashtrime, ndërsa shtojnë se: “Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij”.

“Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij. Non grata nuk mund të pranojë njeri tjetër prandaj kudo është ai, si kandidat, si kryetar, si udhëheqës, sa edhe Enver Hoxha do i’a kishte zili. Edhe emrat e pseudokandidatëve i prezanton me foton e tij.

Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet. Siç bëri kur si një frikacak tha se do votonte kundër e kur erdhi koha e votës iku si burracak. Demokratët e dinë se ai ka hallin e tij, ashtu se si edhe me 8 janar, qëllimi i tij është shkatërrimi i Partisë Demokratike. Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse mbështet Berishën e Metën, mban Ramën”, thuhet në reagimin e PD.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re