Lideri i opozites Lulzim Basha ka apeluar serish per te rritur numrin e testimeve. Perballe sqarimit te kryeministrit Rama se strategjia e testimit percaktohet nga Komiteti Teknik i ngritur per situaten, opozita ka theksuar se testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar perhapjen e virusit.
Ne nje postim ne “Tëitter”, Basha ka vene ne dukje se kryeministri po fshihet pas një Komiteti Teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është.
“Është përgjegjësi e qeverisë që të mbrojë shëndetin e njerëzve, të pajisë me mjetet e duhura ekipet mjekësore dhe të mbajë në këmbë ekonominë”, shkruan kreu i Partise Demokratike.
