Skip to content

PD ruan bastionin e saj në Shkodër, PS njeh rritje! LSI, Topalli e Doshi në garë për 1 mandat

Nëse do të votohej sot në qarkun e Shkodrës, sipas sondazhit të Piepolit PD ruan bastionin e saj duke pasur dhe rritje të mandateve.

PD pritet të marrë 46-50 % të votave e përkthyer në 4-6 mandate, ndërsa rritje njeh edhe PS e cila merr 36-40 % e të votave e përkthyer në 3-5 mandate.

Për 1 mandat lufton edhe LSI e cila merr 4-8 % të votave dhe partia e Jozefina Topallit mund të marrë 1 mandat.