Partia Demokratike premton se do shpërndajë lekë në dorë, sapo të vijë në pushtet.

Ky premtim është bërë nga Edmond Spaho gjatë një takimi në një fshat të Korçës.

“Ne do të japim 100 milion euro në vit subvecion për bujqësinë,  sepse ky sektor jep gjysmën e prodhimit të brendshëm dhe në fshat jeton gjysma e popullsisë së vendit. 50 milion euro do të ketë investime në sistemin e kullimit dhe vaditjes, si dhe në infrastrukturën e bujqësisë dhe të blegtorisë.

Kushdo që punësohet do paguajë taksën 9 përqind të sigurimeve shoqërore dhe 9 përqind do i paguajë punëdhënësi.  Ne do ta aplikojmë taksën e sheshtë 9 përqind dhe jo 10 sa e ka rrajoni, pasi duam të rrisim investimet e huaja që do të hapin shumë vende pune, u shpreh Spaho.

Më tej ai tregoi mbështetjen që Basha do të japë për familjet e reja në fshat, duke akorduar fondin për çdo lindje prej 3 mijë lekë të reja, në çdo muaj, për 5 vite.

“Njëherësh do të subvencionohen nga shteti, interesat e kredive për blerjen e banesave nga çiftet e reja. Në prioritetet tona është dhe arsimimi i të rinjve në fshat, ku fëmijët e familjeve me të ardhura nën 64 mijë lekë të reja do tu paguhen tarifat e Universitetit, nga shteti”, tha Spaho.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re