Partia Demokratike denoncon rastin e shkollës “Jeronim De Rada” në Tiranë, duke treguar me foto dhe video dëmet që i janë bërë shkollës dy muaj nga inaugurimi pas rikonstruksionit.

Eksperti i arsimit në PD, Ndriçim Mehmeti thotë se investimi kushtoi një milion dollarë, por sot mjediset e brendshme kullojnë ujë.

Mehmeti fton Prokurorinë të verifikojë çfarë ndodhi me një milion dollarë dhe se si i doli boja për 38 ditë mureve pas inagurimit.

“Shkolles Jeronim De Rada i del boja e rikonstruksionit ne me pak se dy muaj pas inagurimit.

Kjo eshte shkolla Jeronim De Rada, e inaguruar me 14 shtator 2020, pas nje rikontruksioni qe kushtoi 1 milion dollare.

Kryetari i Bashkise e quajti nje investim modern, te mundesuar nga shteti i Katarit. Sot ne date 22 tetor 2020, mjediset e brendshme te shkolles kullojne uje dhe investimit 1 milion dollaresh i ka dale bioja ne ne pak se nje muaj e gjysem.

Ja realiteti i investimeve te bujshme, qe na shiten si sukses i njerezve qe punojne per te miren e shkolles dhe arsimit. Perseri Prokuroria e ka nje shans per te verifikuar çfare ndodhi me 1 milion dollar dhe si u doli boja per 38 dite pas inagurimit?”, shkruan Mehmeti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re