TIRANE- Partia Demokratike është parti serioze dhe për këtë nuk ka më dyshime. Protestat lodhëse e të mundimshme tashmë janë një kujtim i largët, por me mbresa që nuk të ikin kurrë nga mendja.  Siç thotë edhe populli, mundi dhe lodhja shpërblehen e kështu ka ndodhur edhe me demokratët.

Megjithëse nuk arritën dot që të ndalonin zgjedhjet e 30-qershorit, ata kanë arritur të fitojnë zemrat e ndërkombëtarëve përmes një fotoje, e cila pasqyron klimën e protestave.  Një moment, kur policia përgjigjet me gaz lotsjellës ndaj shashkave dhe molotovit të protestuesve është përzgjedhur nga agjencia “Reuters” si fotoja më e mirë e Shqipërisë për vitin 2019.

Megjithëse merita është e fotografit Florian Goga, dhe jo e PD-së, zyra e shtypit në selinë blu, nuk ngurron që t’a shpërndajë duke theksuar se edhe vitin që kaloi, Reuters zgjodhi një foto të opozitës për të pasqyruar vitin 2018 në Shqipëri, e që është momenti kur deputetët hodhën miell ndaj kryeministrit Edi Rama.
(function(d,s,id){var js,fjs=d.getElementsByTagName(s)[0];if(d.getElementById(id))return;js=d.createElement(s);js.id=id;js.src=’https://embed.playbuzz.com/sdk.js’;fjs.parentNode.insertBefore(js,fjs);}(document,’script’,’playbuzz-sdk’));

 

Teksti i shpërndarë nga zyra e shtypit në PD:

Agjencia e njohur mediatike, “Reuters” ka bërë përzgjedhjen e fotove të vitit 2019 nga çdo vend. Për Shqipërinë, agjencia ka zgjedhur si foto të vitit, një moment nga protestat e opozitës gjatë gjysmës së parë të vitit që po mbyllim. Protestat e opozitës sensibilizuan komunitetin ndërkombëtar për problemin e zgjedhjeve të lira në vend. Ndërkohë një vit më parë, Reuters përzgjodhi si foto të vitit një tjetër protestë të opozitës shqiptare në parlament. Bëhet fjalë për sulmin me miell ndaj kryeministrit Edi Rama.

Fotoja e vitit 2018

Siç thoshte edhe xhaxhi Enver, nga fitorja në fitorje, i urojmë PD-së shumë suksese për vitin 2020 dhe ‘ngopshin’ barkun me lugën bosh siç e kanë bërë në këto 6 vite…

(F.g/dosja.al)
(function(d,s,id){var js,fjs=d.getElementsByTagName(s)[0];if(d.getElementById(id))return;js=d.createElement(s);js.id=id;js.src=’https://embed.playbuzz.com/sdk.js’;fjs.parentNode.insertBefore(js,fjs);}(document,’script’,’playbuzz-sdk’));

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re