Pak pasi kryeministri Rama shpalli në parlament se do jetë Sandër Lleshi njeriu që do drejtojë Ministrinë e Brendshme, si zv/ministër, PD doli në një konferencë për shtyp për të shprehur konsideratat e saj.

Fillimisht e pagëzoi si “ushtar” apo “kukull” të Ramës”, e më pas e shpalli ilegjitim nëpërmjet kësaj logjike: “Sandër Lleshaj është produkt i një qeverie ilegjitime, që qëndron në pushtet me të paktën 15 mandate të blera”, deklaroi deputeti Paloka.

Por si do ishte Lleshi një ministër i denjë Rendi sipas asaj çfarë kërkon PD?

“Sandër Lleshaj e ka shumë të thjeshtë të provojë që sot se nuk është një kukull: ai nuk duhet të pengojë arrestimin e Vangjush Dakos”, tha Paloka nga selia blu.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re