Partia Demokratike ka publikuar të dhëna që ajo i quan fakte të cilat kanë dalë nga dëgjesa e parë për incenetaratorët.
Sipas PD, “dëgjesat e ditës së parë konfirmojnë përpara shqiptarëve vjedhjen kriminale, prej 430 milionë eurosh, në të cilën është përfshirë gjithë qeveria”.
“Ja çfarë u vërtetua në seancën e parë:
• Pagesat për inceneratorin e Tiranës kanë filluar 2 vjet para se të nisin punimet;• Incenerimi nuk ka nisur, por prej 2018-ës qytetarët paguajnë 29 euro/ton;• 850 mijë euro të faturuara për udhëtime në mes të pandemisë;• 10 milionë lekë në muaj janë paguar për Edmond Bllako, babai i deputetit socialist Alqi Bllako;• Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri kanë përfituar pagesa të mëdha edhe nëpërmjet kompanive të tyre për konsulencë, në kundërshtim me ligjin;• Administratori i incenerarorit të Fierit A. Myrtezani dëshmoi se nuk e ka marrë kurrë pagën e deklaruar në tatime prej 9 milionë lekë në muaj”, thuhet në reagimin e PD.