Deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Shqipërisë, Ervin Salianji është shprehur se kryeministri Rama nuk do të zgjasë në qeveri më shumë se një vit dhe paralajmëroi se ai do të përfundojë si Gruevski.

Në studion e televizionit te familjes Berisha  “Zeni.tv” u diskutuan zgjedhjet e 25 prillit, ku Salianji deklaroi se Rama nuk e ka mandatin legjitim, ndaj nuk do qendrojë gjatë në detyrën e kryeministrit.

Një nga arsyet që rendit Salianji për parregullsi është numri rekord i fletëve të votimit të pavlefshme, plot 83 mijë.

”Për të ndjekur logjikën politike, Edi Rama nuk shkon më shumë se një vit. Shihni rastin e Gruevskit.

Janë mbi 80 mijë vota të pavlefshme që na kanë ikur kot. Kanë bërë një fletë votimi si fletë bingoje, që na kanë nxjerrë mbi 80 mijë vota të pavlefshme. Ne kemi kërkuar pavlefshmërinë në 9 qarqe.

Ky është një shkak për të kërkuar zgjedhje të reja. Nëse ke parregullsi mbi 3 qendra votimi, atëherë përbën shkak për përsëritjen e zgjedhjeve”, tha deputeti i zgjedhur i PD-së në Qarkun e Korçës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re