Partia Demokratike thekson se vendi ynë vijon të jetë më i varfër në rajon.

Deputetja e PD-së, Greta Bardeli  në një deklaratë për mediat ka sulmuar qeverinë “Rama” në lidhje me renditjen e vendit tonë në rajon.

Bardeli ka thënë se Rama po iu merr taksapaguesve shqiptarë 300 mijë euro për projektin e Këshillimit Kombëtar.

Deklarata e plotë:

Shqipëria ka nivelin më të lartë të varfërisë në Rajon, ky është një fakt i konfirmuar nga çdo raport ndërkombëtar.

Rreth një e treta e qytetareve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë.

Shqipëria vijon të mbetet vendi me pagën minimale më të ulët në Europë.

Shqipëria është vendi me çmimin më të lartë të energjisë.

40% e familjeve nuk arrijnë dot të ngrohin shtëpitë e tyre në këtë acar dimri.

50% e familjeve shqiptare, nuk arrijnë të paguajnë dot më shumë se një vakt të plotë për fëmijët e tyre.

90% e familjeve shqiptare, e shpenzojnë të gjithë buxhetin e tyre, për të përmbushur nevojat bazë për të paguar çmimin më të lartë në rajon të energjisë.

Çfarë bën kryeministri i skandalit të inceneratorëve në këto kushte?

Po iu merr shqiptarëve rreth 300 mijë euro për propagandë.

I ashtuquajtur Këshillim Kombëtar për interesat e tij, thjeshtë do të sherbejë për te grabitur dhe taksa të tjera të shqiptarëve!

Posta Shqiptare parashikohet të harxhojë 30 milionë lekë për shtypjen e pyetësorëve, për zarfe dhe prodhimin e materialeve raklamuese.

Agjencia e Bashkëqeverisjes ose me saktë e propagandës  në Kryeministri, po  harxhon  disa milionë lekë të tjera për shtypjen e materialeve promovuese për nxitjen e qytetarëve që të plotësojnë pyetësorin.

Këto kosto nuk përfshijnë shpenzimet e deritanishme për shtypjen dhe shpërndarjen e mbi 100 mijë pyetësorëve, kryesisht në qytetin e Tiranës.

300 mijë euro deri tani per propagande, dhe që nuk i shërbejnë për asgjë, familjeve shqiptare.

500 mijë euro ishte afera tjetër e denoncuar nga media dhe PD per Fondin e Zhvillimit për menu në fshatra që skanë bukë të hanë e as rrugë për të shkuar atje.

Miliona euro ka shpenzuar kryeministri në udhetimet e tij me charter.

Përdoren paratë e shqiptarëve për propaganda, për udhetime luksi, për të mbushur xhepat e kryeqeveritarit të korrupsionit.

Kryeministri shpërdoron taksat e shqiptarëve, ndërkohë që duhet të japë llogari për vjedhjen e shekullit, atë të inceneratorëve, për të cilen duhet të ishte vetë ai para drejtësisë bashkë me ministrin e tij.

Ashtu siç duhet të japë përgjigje për ministrin “kampion” të brendshëm që tashmë rezulton i dënuar zyrtarisht si përgjegjës për kanabizimin e vendit.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuari

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re