Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, në një dalje për media nga ambientet e jashtme të Parlamentit ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, ku i cilësoi demokratët si mbeturina të Partisë së Punës.

Alizoti u shpreh se kryeministri Rama është ai i cili ka një lidhje biologjike me Partinë e Punës, pasi është djali i Kristaq Ramës dhe Spiro Kolekës.

Gjithashtu deputeti shtoi se kur demokratët vuanin burgjeve të diktaturë, Rama bridhte në rrugët e Bllokut me çorape të kuqe.

“Më ngacmoi deklarata e kryeministrit i cili tha se “PD ka marrë tiparet e Partisë së Punës”. Ca gjëra mund të qëndrojmë dhe ca gjëra jo. Njeriu që nga ana biologjike ka prejardhje të një xhelati, i biri i Kristaq Ramës dhe nipi i Kolekës, bridhte në rrugët e Bllokut, kur ne vuanim burgjeve, dhe vishte çorapet e kuqe.

Partinë e Punës e ka njohur ai më mirë se kurrë. Ai duhet të jetë krenar që është pinjoll i Partisë së punës. Ai foli për veten e tij, partia e punës është Kristaq Rama dhe Spiro Koleka. Ai ka ikur të shëtisë, dhe të merret me punë boshe. I vetmi individ është se i dalin shokët në televizion dhe i bëjnë moral.”, pohoi deputeti demokrat.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re