Partia Demokratike akuzon Sinan Idrizin se ai është vetëm mbulesë e Edi Ramës për të blerë kompaninë e markimit të karburanteve.  

Eno Bozdo I referohet një denoncimi që sipas tij është bërë nga një biznesmen turk kundrejt Sinan Idrizit, që menaxhon kompaninë “Air Albania”.

Denoncimi i një sipërmarrësi të njohur turk ka zbuluar para shqiptarëve se Edi Rama po e përdor postin e kryeministrit për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe për këtë përdor si koperturë persona të ndryshëm. Në këtë rast është Sinan Idrizi, ortaku i Edi Ramës në kompaninë Air Albania, i cili akuzohet për mashtrim me 3.5 milionë euro. Denoncimi i biznesmenit turk e identifikon Sinan Idrizin si personin që Edi Rama përdor si mbulesë për të zhvatur koncesione, prona dhe pasuri publike. Siç dëshmon biznesmei turk, Edi Rama është përfshirë në diskutimet mes turkut dhe Sinan Idrizit për të blerë kompaninë e koncesionit fitimprurës të markimit te karburanteve. Edi Rama duhet t’i japë përgjigje një pyetje shumë të thjeshtë: Çfarë roli bënte kryeministri në një marrëveshje private tregtare? Denoncimi i biznesmenit turk zbulon skemën sesi Edi Rama përdor Sinan Idrizin si mbulesë për të vjedhur dhe është ai që e mbron nga drejtësia sekserin e tij. Personi që Edi Rama i dha 41 % të aksioneve të kompanisë shtetërore Air Albania, akuzohet për mashtrim prej miliona euro, por Sinan Idrizi vazhdon të bëjë biznes i qetë, i pashqetësuar, sepse pazari nuk është i tij, por është i Edi Ramës.

Bozdo kërkon që SPAK të hetojë, pasi sipas përfaqësuesit të PD, skema e denoncuar e zbulon Edi Ramën si pronar tek Air Albania dhe në çdo koncesion dhe pasuri publike të dhënë oligarkëve.

Ky skandal eshte nje nga shumë kontratat korruptive koncesionare, ku ekonomia dorezohet si nje torte per tu copetuar tek miqte oligarke te Edi Rames ose tek ata që i përdor si mbulesë për të fshehur pasurinë e paligjshme.Skema eshte e thjeshte: presioni politik nga njera ane qe kombinohet me parate korruptive nga ana tjeter, mund te detyrojne cdo kompani te shitet, vecanerisht ne kushtet kur vete kryeministri perfshihet ne afere..Skema e mashtrimit me Sinan Idrizin duhet hetuar menjëherë nga SPAK.Nga lidhjet mes Edi RMës dhe ortakut të Air Albania, drejtësia do të gjejë sesi në karrigen e kryeminsitrit qendron një hajdut, i cili ka vetëm një priritet. Të pasurohet sa më shumë dhe në çdo formë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re