PD ka dërguar një shtetas gjerman me emrin Martin Henze te Teatri Kombetar, duke pretenduar se ai është këshilltar i kancelares Angela Merkel.

Aktori Nertitan Liçaj, nisur nga qëndrimet zyrtare të Partisë Demokratike shprehet se ai është këshilltari kryesor i kancelares.

Ndërkohë para disa kohësh, vetë CDU përgënjeshtroi lajmin ku publikoi një reagim që tregonte se nuk kishte asnjë kontakt me këtë person.

Nën/zëdhënësi i CDU, zoti Bülend Ürük bëri kërkimet e nevojshme dhe tha se Dr. Martin Henze është i panjohur për Unionin Kristian Demokrat.

“I nderuar zotëri,

Ju falenderojmë për kërkesën tuaj. Zoti Martin Henze është i panjohur për CDU Gjermani.

Ai nuk është një këshilltar i CDU, aq më pak i Annegret Kramp-Karrenbauer, lidere e Unionit Kristian Demokrat, apo i Presidiumit, apo i Bordit Kombëtar Federal të CDU.

Ne nuk e njohim këtë person” – është përgjigja e CDU në Berlin  për JavaNews.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re