Partia Demokratike deklaron se sulmi kundër selisë së PD më 8 janar u bë nga persona të inkriminuar dhe e nxitur nga Sali Berisha për interesat e tij personale.

Sipas PD, demokratet e braktisën Berishën që donte gjakderdhje.

“Çdo ditë po bëhet më e qartë se sulmi kundër Partisë Demokratike nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me demokratët, e urdhëruar, e organizuar dhe e nxitur nga Sali Berisha për interesat e tij personale.

Berisha nuk është më pjesë e Partisë Demokratike sepse u braktis nga shumica dërrmuese e demokratëve në përpjekjen e tij kriminale për të shkaktuar gjakderdhje mes tyre. Demokratët refuzuan dhunën dhe zgjodhën të ardhmen!”, deklaron PD.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko