Partia Demokratike ka reaguar duke akuzuar Sali Berishën dhe aleatët e tij se janë bërë bashkë në mbrojtje të korrupsionit të inceneratorëve.

Sipas PD-së, Komisioni hetimor po nxjerr në pah të vërtetën e vjedhjes së miliona eurove që sipas selisë blu është bërë me bekimin e Edi Ramës.

“Non grata të shpallura dhe të pashpallura, janë bërë bashkë në mbrojtje të korrupsionit të inceneratorëve, dhe në mbrojtje të ministrave e zyrtarëve që pritet të shkojnë në burg.

Komisioni hetimor ka nxjerrë para shqiptarëve të vërtetën e madhe se si janë vjedhur miliona euro me bekimin e Edi Ramës.

Komisioni hetimor po fakton çdo ditë me dokumentete përfshirjen e ministrave dhe ish ministrave. Kjo si duket ka shqetësuar shumë ortakët e tyre nga partia e re e Ilirit dhe Nongrates.  PD do vazhdojë ta bëjë detyrën e saj, për të zbardhur me fakte se si janë vjedhur shqiptarët dhe kush ka përfituar nga kjo vjedhje.

Inkurajojmë SPAK të veprojë pa humbur kohë e te çojë para drejtësisë, urdhëruesit, abuzuesit, shpërdoruesit dhe përfituesit e 430 milion eurove të marra nga xhepat e shqiptarëve.

Edi Rama është i korruptuar.  Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të këtë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit”, thekson PD.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re