Altin Çomo, ish-kryetar bashkie në Libohovë për 8 vite, si dhe ish-drejtuesi i degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër u është përgjigjur deklaratave të Halim Kosovës, të bëra një natë më parë.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Çomo shkruan se koha do të tregojë që sulmet ndaj një drejtori spitali që ka bërë Kosova ishin tërësisht personale, pasi në atë post donte të vendoste me çdo kusht një kushëri të parë të gruas së tij. Sipas Çomos, Kosova e bëri këtë gjë, për të realizuar aferat dhe vjedhjet me të.

E ndërsa drejtori të cilin Kosova e akuzonte dhe sulmonte u tërhoq për të mos qenë pre i përplasjeve. Sipas Çomos, sulmet e Halim Kosovës, ngjasojnë me ato të përrallat e plakave që kërkojnë të ndihen mes të rejash dhe në kohë menopause, duan të jenë të virgjëra.

“Dr. Halim Kosova mund te jet nje mjek i nderuar, por mbetet nje politikan i deshtuar dhe aq me keq nje politikan i perdorur kryekeput nga Rama. 

Sulmet e pandershme te tij kunder ish-bashkepuntoreve te tij ne PD tregojne paaftesine reaguese dhe apatike te tij kur kishte funksione politike ne PD. 

Kur ishte minister shendetsie z. Kosova, per interes familjar, kerkonte te vendoste me çdo kusht dhe e vendosi drejtor spitali ne Gjirokaster, nje kusheri te pare te gruas se tij per te realizuar aferat dhe vjedhjet me te. 

Per t’i hapur rruge kusherit te gruas dergoi audit ministrie ne spitalin e Gjirokastres dhe ky kontroll rezultoi nul, drejtori i spitalit qe ai permend, nje prej drejtuesve me te mire dhe te perkushtuar te atyre viteve, u dorehoq per te mos qene pre i perplasjeve dhe mjeku kusheri u vendos drejtor deri edhe pas fitores se PS ne 2013, ku punoi drejtor me PS edhe per dy vite te tjere.

Sulmi i nje ish-ministri ndaj nje drejtori spitali ishte kryekeput personal, pasi nuk rezultoi asnje akuze e vertete per te. Historite e Kosoves jane si perrallat e plakave qe kerkojne te ndihen mes te rejash dhe ne kohe menopauze duan te jene te virgjera. 

Doktori ka humbur busullen njesoj si cdo kush qe ka gelltit çorben e gatuar nga duart e Rames keto kohe fushate, por me mire se keshtu ndahet shapi nga sheqeri. Turp e faqja e zeze doktor, ke cnderuar ata qe te respektuan dhe ke hedhur poshte ata qe te besuan. Koha do te tregoje”, shkruan ai.

Një natë më parë, Halim Kosova zbërtheu prapaskenat e skualifimikit të tij. I ftuar në “Open”, Kosova tha se kur ka qenë ministër Tritan Shehu ka ndërhyrë që të mbyllë sytë për një tender korruptiv, për një ilaç për leuceminë, ndërsa ai vetë nuk ka pranuar dhe i ka thënë: Mos më vidh sa të jem unë këtu.

Një tjetër gjë që tregoi Kosva ishte edhe për një vjedhje në Gjirokastër. Ai tha se kishte çuar një ekip kontrollues dhe personi i parë që i kishte shkuar për t’i thënë ta linte me aq sepse ishte ‘njeriu i tij’ ishte Genc Ruli.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re