Agron Kapllanaj kërkon të rimarrë për herë të dytë Mallakastrën, duke u përfshirë në garë për këtë bashki, pasi kaluan 4 vite, që kur PD-ja braktisi zgjedhjet e 2019. Në takimin me demokratët që e mbështesin, Kapllanj përmend çfarë ka bërë në mandiatin e 2015-2019, për të kërkuar sërish votën e qytetarëve.

“Jam sot këtu edhe që të jap llogari dhe tju kërkoj votën, për ato që kam bërë. Nëse nuk do të kisha bërë asgjë, nuk do të isha këtu”

Dhe prioritet i tij është uji, që ende shumë fshatra të Mallakastrës, nuk kanë. Përballë Kapllanajt, të vetmit kandidat të tij, që e ka mbajtur më parë postin e kryebashkiakut, kreu i komanduar i PD-së, kërkoi falje, që Partia Demokratike brakitsi garën e për pasojë, pushtetin vendor në 2019.

Në këtë takim në Mallakastër, ndryshe nga më parë, Alibeaj foli me tone zbutura ndaj grupmit tjetër të PD-së.

“Nuk kemi dashur as grindje, as përplasje. Kemi dashur të jemi bashkë. Sot ka ardhur moment që ka ndodhur brenda familjes tonë, të lihet mënjanë. Të gjithë vuajmë të njëjtin regjim”.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re