PD kërkon hetimin për bashkitë e Partisë Socialiste që sipas saj kanë favorizuar Anton Gjinaj në marrjen e tenderave.
Ledina Mandia, sekretare për luftën kundër korrupsionit në selinë blu tha se trafikanti Anton Gjinaj ka fituar 13 tendera në pushtetin lokal.
I njohuri si Anton Gjinaj, Pashuk Gjini apo Pashk Rrapi, nuk është një i dyshuar për narkotrafik dosido. Ai, si shumë të dyshuar apo të provuar të tjerë, është ‘djalë për shpirt’ i pushtetit dhe bashkive socialiste të Edi Ramës.Nga një hulumtim i zyrës së anti-korrupsionit të Partisë Demokratike, na rezulton se firma e këtij individi, “Alessio 2014” ka marrë miliona euro në tendera dhe kontrata.Ai është sidomos i parapëlqyeri i bashkive socialiste, të njohura si gjeneratorë aferash të dyshimta, dhe të provuara në vjedhje seriale.Bashkia Tiranë, bashkia Krujë, Bashkia Durrës dhe bashkia Lezhë, në 13 raste i kanë ofruar punë publike “Alessio 2014” dhe pronarit të saj Gjinaj, i dyshuar gjerësisht, edhe para urdhrit të SPAK, për pëfshirje në aktivitete të paligjshme.Që nga ndërtimi i varrezave, asfaltimi i rrugëve, shembja e shtëpive të tërmetit, ndërtimi i qendrave komunitare, e me radhë, firma e Antonit me tre emra ka qenë e zgjedhura e të ngjashmëve të tij në krye të bashkive të PS., tha Mandia.