Ish deputetja e PD, Rudina Hajdari ka mbajtur fjalën e saj në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike,

 

Hajdari, tha se duhet të marrë fund kryetarokracia dhe se Këshilli Kombëtar duhet të jetë organi më i lartë në PD.

 

“Është një nder të jem këtu, dua ta filloj këtë fjalë duke ftuar anëtarët e Këshillit Kombëtar në këtë debat. Synimi im është ta kthejmë këtë në organ në organet më të larta të PD ku të mbahen vendimet më të rëndësishme dhe duhet patjetër që të kemi përplasje idesh dhe të shtrojmë dëshirat tona dhe ta bëjmë këtu debatin. Më parë kur dikush kishte mendime ndryshe, sulmohej. Do ta doja ta përdorim këtë Këshill për të marrë vendime të rëndësishme që PD të rikthehet në shinat që ka pasur. Ju garantoj që nuk do të ketë njeri që të më përjashtojë nga kjo sallë. Është faji im që pranova përjashtimin, nuk duhet ta kisha pranuar. Këtu do të rri,.”, tha Hajdari.