Ish-deputetja Rudina Hajdari ka mbajtur fjalën e saj në Kuvendin e Partisë Demokratike, ku kritikoi indirekt Sali Berishën për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Hajdari u shpreh se në 9 vitet e fundit opozita ka hyrë në një vorbull të rrezikshme, nga e cila duhet të dalë sa më parë sipas saj.

“Ish-kryetari i emëruar nuk më lejoi që të flisja në Kuvendin Kombëtartë PD. Kur isha unë e vogël, një njeri kurajoz më tregonte për një shtëpi që do të strehonte brenda saj intelektualë, ku do të sundonte liria dhe demokracia, ku anëtarët do të respektonin njëri tjetrin. Njeriu që fliste për këtë ishte babai im, ishte Azem Hajdari. Ai motivim më ndjek edhe sot.

Fatkeqësisht në 9 vitet e fundit ne kemi humbur në një vorbull të rrezikshme, unë mendoj se ne kemi bërë disa gabime që na lind detyra ti korrigjojmë sa më parë, mendoj se ndryshimet kushtetuese të 2008 e kanë futur vendin në një spirale të rrezikshme, duke iu hequr të drejtën qytetarëve. Të parët që e vuajtëm pasojën e kësaj vendimmarrje ishim ne demokratët.

Ne duhet ti japim vendit opozitën që meriton, sherret mes nesh duhet të marrin fund, PD duhettë organizohet në çdo qelizë të saj, shqiptarët mezor po e presin këtë. Dëmi më i madh që i kemi bërë vendin është se i vramë shpresën, se do të kishin një qeverisje më të mirë.

PD duhet të shndërrohet në shtëpinë e madhe që babi im donte, PD duhet të jetë shtëpia e çdo të riu dhe të reje, në krah të shtresës së mesme që është goditur nga kjo qeveri”, u shpreh Hajdari.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re