Partia Demokratike ka publikuar një tjetër video ndërsa akuzon presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha se janë bërë bashkë kundër kryedemokratit Lulzim Basha dhe  PD.

Bashkangjitur një video të publikuar në rrjetet sociale, Partia Demokratike shkruan se Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta, ose siç i quajnë ndryshe ‘Trekëndëshi i Bermudës’, janë e shkuara dhe mundohen të mbajnë njëri-tjetrin.

Postimi i plotë:

Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë dalë hapur tashmë kundër PD dhe Lulzim Bashës. Ata e dinë që janë e shkuara dhe mundohen të mbajnë njëri-tjetrin. Trekëndëshi i Bermudës dhe oligarkët që i mbështesin hapur me aktet dhe retorikën e tyre përçarëse të demokratëve.

Atyre ju intereson qëndrimi në vendnumëro, ju intereson Shqipëria e së shkuarës, jo e së ardhmes.

Demokratët dhe Shqiptarët janë bashkë në këtë betejë kundër pakicës 30-vjeçare të tranzicionit që po e mban Shqipërinë peng.

NE KEMI ZGJEDHUR TË NDËRTOJMË TË ARDHMEN ME TË MIRË

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re