Skip to content

PD u tërhoq nga diskutimet për ‘Zgjedhoren’ e ‘Territorialen’, Grupi i PS: Vazhdojmë punën, nuk vonohemi asnjë moment

1765795921 balla 1


Partia Socialiste do të vijojë punën për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, ndonëse Sali Berisha njoftoi se do të tërhiqen nga diskutimet pas përplasjeve për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Ky është qëndrimi i dakordësuar mes socialistëve, të cilët zhvilluan mbledhjen e grupit në Kryesinë e Kuvendit, bashkë me kryesocialsitin Edi Rama.

Sipas diskutimeve të zbardhura nga gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj deputetët e PS kanë deklaruar se do të vazhdojnë punën për dy reformat e rëndësishme dhe nuk do të vonohen për asnjë moment.

Për herë të parë në mbledhje u shfaq edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, që pasi Gjykata Kushtetuese e ktheu në detyrë derisa të shqyrtojë ankimin e kryeministrit Rama.