Skip to content

PD: Veliaj mashtron për “Sami Frashërin”, kosto e shkollës 8 herë më e lartë se në BE

Partia Demokratike akuzon Erjon Veliajn se gënjeu për fondet e rindërtimit të shkollës “Sami Frasheri” pasi plani i tij dhe i qeverisë shqiptare ishte që t’i frynin kostot e shkollës.

 

Ish deputetja demokrate Jorida Tabaku, thote se Sipas tabelës së publikuar nga Bashkia Tiranë kosto e shkollës shkon në 4.5 mln euro, një vlerë gati 8 herë më e lartë se sa shkollat e ngjashme që ndërton BE.

 

Tabaku shton se qeveria, bashkia, duhet t’i japin përgjigje pyetjeve që u fshihet prej dy javësh.

 

 

A u rehabilitua shkolla “Sami Frashëri” duke u shpallur si një shkollë që do t’i qëndronte viteve e fortë? Çfarë shkoi keq me këtë pohim të Veliaj që shkolla degradoi aq shumë sa të shembej?

 

A është shpallur në datën 27 mars projektimi i ndërtimit të shkollës “Sami Frashëri” dhe anulluar 3 javë më vonë, në 21 Prill 2020? Që do të thotë se ditën që u prish shkolla, nuk kishte as projekt-ide as projekt – zbatim dhe asnjë tender të hapur?

 

Në cilin sirtar ka përfunduar procedura e papërfunduar e tenderit për shkollën “Sami Frashëri”? Pse nuk ka asnjë dosje publike duke filluar nga fondet, projekti dhe deri tek procedurat e tenderit publik?