Kreu i PD, Lulzim Basha doli me një vendim zyrtar dhe të unifikuar nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD për djegien e mandateve.

Konstitucionalisti Kristal Kume ka sqaruar se çfarë ndodh në Kuvend në një situatë të tillë dhe si e saktëson Kodi Zgjedhor.

“Veprim i djegies së mandateve është ekuivalent me dorëheqjen, s’ka
asnjë ngërç ligjor. Nga ky akt do të krijohen vakanca, ndërsa Kuvendi
njofton KQZ për të plotësuar vakancat e krijuara, por mënyra se si
plotësohen ato nuk është i shprehur në Kodin Zgjedhor, por për analogji
mund të përdoret rasti kur parashikohet me ligj vakanca e krijuar nga
një deputet i pavarur. Pra, nëse KQZ thërret anëtarët kandidatë të PD në
listë dhe këta të fundit nuk pranojnë, KQZ i ofron mandatin subjektin
zgjedhor me herësin më të madh. E gjitha kjo është teknikë legjislative,
por problemi nuk duhet të trajtohet në këtë aspekt, por për efektin që
sjell në jetën politike dhe qeverisjen e vendit.

Nëse opozita largohet, do të thotë që mundësitë për mirëqeverisjen
zvogëlohen deri në minimume. Kuvendi funksion me përbërjen që ka për të
marrë vendime se i ka numrat, përveç rasteve kur kërkohet votim shumicë
të cilësuar.

Një vendim i tillë duhet të bëjë që mazhoranca të reflektojë që të
gjejë zgjidhje për zgjedhjen e kësaj situatë ngërçi”, u shpreh Kume.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re