Skip to content

PD, vetting një anëtari të vettingut; Prokuroria: ta verifikojmë

Në kulmin e procesit të vettingut, teksa dhe dy krerët e politikës, Rama nga njëra anë e Basha nga ana tjetër po hahen në distancë mbi cilësinë e procesit, PD ka denoncuar rastin e një prej anëtarëve të Komisioinit të Pavarur të Kualifikimit, Lulzim Hamitaj. Sipas opozitës, ky person para të cilit dalin gjyqtarë e prokurorë për t’u vlerësuar, ka fallsifikuar dokumentat

“Lulzim Hamitaj jo vetëm nuk përmbush kriteret ligjore për ushtrimin e detyrës, por rezulton të jetë përfshirë në veprime të ulëta, siç është falsifikimi i dokumenteve që ka depozituar gjatë aplikimit.

Çertifikata e njohjes së gjuhes Angleze ne nivelin avancuar C1, sipas demokratëve, mban datën 6 Prill 2015, ndërsa pretendohet që atë ditë Hamiti nuk ka qënë fare në Shqipëri”, u tha në një deklaratë të PD-së.

Ka reaguar Prokuroria e Përgjithshme duke thënë se rasti i Hamitajt po hetohet.

“Prokuroria e Përgjithshme u njoh me parashtrimin e rastit te komisionerit Lulzim Hamitaj, me materialet dokumentare te publikuara nga subjekti politik Partia Demokratike. Prokuroria e Përgjithshme kërkoi vlerësimin e rastit duke ia përcjellë Prokurorisë kompetente për verifikim”, thuhet në reagim.