Përgjegjësi i vetëm për rritjen e numrit të të infektuarve dhe jetëve të humbura nga koronavirusi, për Partinë Demokratike është Edi Rama. Opozita akuzon qeverinë se dështoi në marrjen e masave kundër përhapjes së virusit. Përveç propagandës thotë Partia Demokratike, kryeministri nuk ndërmori asnjë strategji për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

GAZMEND KODUZI

ISH DEPUTET I PD

Qeveria në vend që sakrificën e njerëzve që bënë gjatë 3 muajve karantinim ta kthente në investim në sistemin shëndetësor, qeveria u mor me propagandë dhe një nga veprat e propagandës së Edi Ramës është prapa meje, ish-Universiteti Kristal, i cili sipas Edi Ramës u kthye në Spitalin Covid 4 më 2 qershor dhe u inaugurua me propagandë të madhe por që ishte një mashtrim për shqiptarët.

Sipas Partisë Demokratike, as Covid 3, ish spitali kirurgjikal i vendosur në brendësi të QSUT nuk është në shërbim të qytetarëve të infektuar. Madje ish deputeti Gazmend Koduzi deklaron se aty nuk është kryer asnjë investim që t’i përgjigjet situatës së epidemisë.

GAZMEND KODUZI

ISH DEPUTET I PD

Ju e shikoni që nga jashtë dhe brenda nuk ka asnjë investim, sepse deri më sot nuk është shtruar apo nuk ka marrë kujdes spitalor asnjë pacient në këtë spital.

Dështim opozita e quan edhe përmbushjen e kërkesave që qytetarët kanë për të bërë testin nëse janë mbartës ose jo të virusit. Sipas PD-së, që në krye të herës, qeveria nuk i dëgjoi këshillat e ekspertëve për të rritur numrin e testime, por e bëri atë vetëm tani, kur situata është jashtë kontrollit.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re