PDIU, Shoqata patriotike “ÇAMËRIA” dhe Fondacioni Çamëria “HASAN TAHSINI” vijojnë çdo ditë nismën për shpërndarjen e ndihmave për të gjitha familjet në nevojë në këto kohë të vështira të koronavirusit.

Edhe ditën e sotme PDIU ka vazhduar në ndarjen e ndihmave ushqimore për 200 familje të tjera e deri në fund të javës do të ndihmojmë çdo të moshuar dhe familje çame dhe jo vetëm që kanë më shumë se kurrë nevojë për ne.

Në këto momente të vështira të pandemisë COVID-19, PDIU bën thirrje të jemi solidarë, humane dhe ndihmues për çdo njeri në nevojë, anëtarë të komunitetit çam dhe jo vetëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re