Kryetari I PDIU, Shpëtim Idrizi reagoi sërish për skandalin e dalë nga Greqia ku thuhet se ministri Kotzias ka dhuruar 1 milion euro për disa media në Shqipëri dhe Maqedoni për interesa të shtetit fqinjë.

 

Idrizi kërkoi mbledhjen me urgjencë të Keshillit të Sigurisë Kombëtare nga presidenti Meta pasi sipas tij, qëllimi I këtyre fondeve ka ëënë dëmtimi I cështjes kombëtare shqiptare, manipulimi I marrëveshjes së detit me Shqipërinë, varrosja e cështjes came etj.  Idrizi shtoi se këtë gjë e kishte paralajmëruar kohë më parë dhe se ndërhyrja e Greqise në punët e brendshme të Shqipërisë është reflektuar edhe ne zgjedhjet e kaluara kur PDIU u dëmtua duke iu djegur mandate parlamentar vetëm që të mos kishte asnjë zë çam në kuvend.

 

Idrizi hodhi akuza duke thënë se Athina I ka duart e forta brenda politikës shqiptare prandaj sipas tij duhen hetime për të dënuar ata që kanë marrë para për qëllime antishqiptare.

 

Deklarata e Idrizit:

 

Ajo që ne lajmëruam disa muaj më parë po del para syve të shqiptarëve.1 milion euro fonde të zeza vetëm për muajin e fundit, me të cilat shteti fqinj ka blerë media e portale shqiptare duke i paraqitur tezat progreke si mendime të paanshme.Qëllimi i këtyre fondeve ishte të vazhdojë të dëmtojë moralisht çështjet tona kombëtare, të manipulojë marreveshjen e detit, të varrosë çështjen Çame e të vazhdojë diskriminimin ndaj shqiptarëve të çamërisë.Tani besoj se është e qartë që kemi thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën kur ju paralajmëruam per aktet e dënueshme, për blerjen e një pjese tëe mediave shqiptare e ku disa individë gjoja të paanshem vazhdonin të mbillnin urrejtje e armiqësi për shqiptarët e Çamërisë.Ishim të qartë kur ju spjeguam se si në zgjedhjet e fundit egzekutoheshin mandatet e PDIU-sç, që në Parlamentin e Shqipërisë të mungonte faktori politik Çam, megjithatç u votuam nga 76 mije Shqiptarë, me një qëllim të vetëm: “Çameria mos të ekzistojë”.Sot Athina I ka duart fort brenda në politikën shqiptare.Kur kemi folur për idiotët e dobishëm të Athines, e kishim fjalën për ata të shitur që me pagesë apo pa pagesë janë bërë vasalë të Athines dhe kanë frikç për pushtetin e tyre.Sa e sa herë Athina zyrtare ka ndërhyrë në çështjet e brendshme të Shqipërisë dhe na ka kërcenuar në rrugën tonë drejt BE-sç asnjë nga Qeveritaret tanë nuk flet e një pjesë e mediave hesht.Sa e sa gazetarë e media kanë stigmatizuar me racizëm komunitetin Çam jo në Kohën e Komunizmit por sot ..Kur ne ngremë zërin e alarmin për marveshjen e Detit dhe Greqia Deklaron që do zgjerohemi nga 6-12 milje ,dhe Presideni deklaron që pa bërë funksionale Gjykaten Kushtetuese nuk duhet të vazhdojm me këtë marveshje , e prape asnje nuk flet ..megjithatë se indiciet për këtë marveshje janë alarmante ….Kur ne kërkojmë përkrahje për një nga tragjedite dhe padrejtesitë më të mëdha dha që I është bërë kombit Shqiptar, Çështjen e Genocidit të Shqiptarëve të Çamerise ,disa heshtin e stigmatizojn …..Po është për turp o te shitur se jemi shqiptarë po si Ju ..Kur ne denonconim dje në Parlament e sot cdo dite aktivitet antikushtetuese për Vorio Epirin ku dalin deputetë e funksionarë të lart grek me flamurin e Zografit , asnjë nuk flet e asnjë nuk vepron ..Pse ku jemi ku po shkojm ?Sot një pjesë e Politikës ajo që tregon vasalitet te vazhdueshëm ndaj Greqis hesht ..
një pjese e mediave hesht dhe është e blerë ..
prandaj jemi në një emergjencë Kombëtare e akuzave të rënda për Tradhëti Kombëtare ..Në këto kushte :I kërkojm President ete Republikës të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Të vërë në lëvizje të gjitha agjensite ligj zbatuese për te hetuar e vene prapa dyerve të qelisë ata që kanë marë para ,shumat e qëllimet sepse vetëm në një muaj bëhet fjale per 1 milion…po me vite sa është kjo shume ….I bëj sot thirrje Presidentit të Republikës të kërkojë urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombetare, etë kërkojë informacionet e nevojshme për të kuptuar sasinë e vërtete të fondeve të zeza –sekrete të dhënë nga Ministria e Jashtme greke,Ministria e Mbrojtjes dhe Shërbimet Sekrete Greke dhe qëllimin dhe ndikimin real që kanë patur këto fonde në manipulimin e opinioit publik dhe vendimarrjen e shtetarëve shqiptarë.Ritheksoj që janë 1 milione euro vetëm për një muaj, e asnjëherë nuk do kuptojmë sasinë e vërtetë të fondeve të paligjshme të derdhura në vend, nëse nuk shtrohet si një prioritet për sigurinë kombëtare.I kërkojm urgjentisht Prokurorise së Përgjithshme të Hetoje, cilat janë portalet , gazetat , televizionet , gazetarët , biznesmenët , Ojq që janë financuar nga Fondet e Zeza sekrete të ministris së Jashtme Greke , të Ministris së Mbrojtjes dhe Shërbimit Inteligjent Grek,Ku u investuan?Me çfarë qëllimesh?
Cilat ishin qëndrimet e mbajtura prej këtyre mediave?Cilët persona u implikuan personalisht në këtë operacion?Çpo bën Prokuroria e Përgjithshme .kur dje Prokuror e Athinës ka nisur Hetimet për nxjerrje të Sekretit Shteteror ?Cpo bën Kryeministri I Shqipërise ,kur dje Kryeministri Grek del të përgenjeshtrojë e të kërcënojë me nxjerrje të sekretit Shteteror ?

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re