PDIU ka reaguar për situatën e tensionuar në pikën Kufitare në Kakavijë ku prej ditësh qytetarët shqiptarë vijojnë të qëndrojnë të bllokuar.

Reagimi i plotë:

Kjo eshte koha e mallkuar qe jetojme ku “ Pirati behet Pape“

Pdiu reagon me force per situaten katastrofike humanitare te krijuar prej disa ditesh ne kufirin me Greqine , e cila kulmoi sot me humbjen e jetes se nje femije nga autoambulanca e nje shteti rrumpalle qe dhe kur ben sikur te vjen ne ndihme me shume shton kaosin ..

Radhe te gjata kilometrike njerez qe kane nevoje per ndihme humanitare , uje, ushqime e sherbim mjeksor , qe duken sikur jane refugjate te zonave ne lufte , turpesisht per te gjithe ne jane ne teritorin Shqiptar ..

Prej dy dekadash pikerisht ne cdo muaj Gusht emigrantet Shqiptar perballen me racizmin , ksenofobine e shtetit Grek qe i trajton qytetaret Shqiptare si qytetare te dores se dyte , me cinizem e racizem

..

Por fatkeqesisht ne kete kohe te mallkuar qe po jetojme , shteti rrumpalle i Rilindasit autokrat eshte si gjithmone inegzistent ..

Ku eshte Ministria e Brendshme qe e di prej vitesh qe ne Gusht ka fluks te shtuar ne pikat e kalimit kufitar?

Ky shtet rrumpalle , me kohe duhet te merte masat per te shtuar bashkepunimin e  sportelet me palen Greke

Ministria e Shendetsise duhet te kishte marre masat ne pikat kufitare por dhe ne qytetet kryesore qe te hapnin vendet e dedikuara per berjen e testeve vetem per emigrantet
Ministria jone e Jashtme duhej me kohe te komunikonte me palen Greke per kete situate qe do ishte e tille si cdo vit duke shtuar dhe situaten e Covid 19 ..

Ministria jone e jashtme duhet te kerkoj urgjent nderhyrjen e Kryetarit te radhes se OSBE , te lere pushimet ne Dhermi e te angazhohet me palen Greke per zgjidhjen e krizes humanitare ..

Shteti rrumpalle i pa afte i Rames eshte si gjithmone inegzisten  ne raste emergjencash e fatkeqesish .

 

Kjo eshte vertete nje kohe e mallkuar per Shqiptaret koha kur : “ Pirati behet Papë“

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re