Bamir Topi në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV komentoi edhe rezolutën e Parlamentit Evropian, ku ndër të tjera kërkohet një hetim për shembjen e “Prestige Resort”. Sipas Topit, prishja e resortit është një keqardhje që buron nga brenda, pasi shikon që rrënohet diçka, kur më parë me atë investim krenoheshin.

“Kemi folur për “Prestig”, një gjë totalisht e panevojshme. Të bën përshtypje që një investim, është një keqardhje edhe pa e njohur individin, një keqardhje që buron nga brenda, sepse shikon një rrënohet diçka që ti krenoheshe”, tha Topi.

Ish-Presidenti Topi foli edhe për lirinë e medias, duke thënë: “Këtu të gjithë e dinë, por nuk e thonë që cdo media ka njerëzit e vet të preferuar.

Dikur bëheshin debate mes politikanëve, studiot kanë qenë shumë të gjalla. Tani ka kaluar një delegim i rafinuar i politikës, që janë avokatet e partive. Një pjesë paguhen, nuk e di nga por, paguhen nga partitë, nga instrumenti i medias.

Në rast se PE duhet të fliste për median duhet të fliste shumë fort, sepse ka njerëz që ti zgjohesh me atë fytyrë”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re