Analisti dhe kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erl Murati teksa komentoi raportin e PE, ku është kërkuar një hetim për prishjen e “Prestige Resort” tha se shembja ndodhi jo për shkak të biznesit, por për shkak të medias dhe linjës editoriale që ka mbajtur.

Sipas tij, në lidhje me prishjen e “Presige” duhet të kishte edhe një reagim nga ambasadat. Ai theksoi se ishte një hakmarrje politike, por edhe një presion apo shantazh për zgjedhjet e 14 majit.

“Për mua ka ndodhur për shkak të medias dhe jo për shkak të biznesit në vetëvete. Nuk është se u zgjua një ditë qeveria dhe kontrolloi letrat e Prestige Resort, sepse aty janë zhvilluar aktivitete qeveritare. Në shtator kur matrapiku shkoi të prishte pishinën aty kishte edhe qytetarë të huaj, qytetarë amerikane dhe nuk pamë të reagonte ndonjë ambasadë në mbrojtje të qytetarëve të tyre.

Në këtë vend janë shembur me qindra ndërtime pa leje, me leje, por ajo ishte një pasuri që është shfrytëzuar nga turistët në atë kohë. Aty janë mirëpritur afganët, ka shkuar vetë kryeministri e ka lavdëruar atë resort. Për mua përmendja në raport mund të ketë rëndësi në pikëpamjen e rekordeve, por nuk ka impakt konkret. Unë nuk do kisha pritur një notë proteste nga ana e ambasadave, por një reagim minimal do ta kisha pritur për mënyrën si u bë. Ishte një përplasje mes biznesit dhe qeverise dhe e zgjidh një gjykatë e pavarur. Por në këtë rast nuk u prit as një vendim gjykatë. Do të ishte e udhës që të kishte një ftesë për qeverinë që të ishte treguar me e kursyer, jo për shkak të biznesit. Nuk ishte një sulm kundër pishinës, por ajo ndodhi sepse ishte mjet hakmarrje për një lloj politike editoriale që kanë ndjekur mediat tona kritike, por edhe një shantazh për zgjedhjet e 14 majit. Ashtu si e kam lexuar unë është goditur biznesi sepse është synuar të goditet media. Pastaj është goditur me të drejtë apo jo biznesit duhet të ishte pritur vendimi i gjykatës”, tha Murati.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re