Skip to content

PE miratoi raportin për Shqipërinë, ministri Balla: Schieder deklaroi se vendi ynë është “favoriti kryesor” mes kandidatëve për t’u anëtarësuar në BE

502575307 1232702618221275 6326802143293648903 n

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka reaguar pasi Parlamenti Europian miratoi raportin për Shqipërinë.

Balla falenderoi raportuesin të PE, Andreas Schieder për raportin mbi Shqipërinë të miratuar në Komitetin e Politikës së Jashtme.

Ministri u shpreh se Schieder ka deklaruar se “Shqipëria mund të quhet me krenari ‘favoriti kryesor’ mes kandidatëve për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian”.

“Faleminderit Raportuesit European Parliament Andreas Schieder për Raportin mbi Shqipërinë të sapo miratuar në Komitetin e Politikës së Jashtme (AFET)🇪🇺🤝🇦🇱 “Shqipëria mund të quhet me krenari “favoriti kryesor” mes kandidatëve për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian”, deklaroi zoti Schieder”, shkroi Balla..

“”