Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka përshëndetur miratimin nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian të Raportit për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si një rikonfirmim të qartë të përparimit të vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Ky raport vlerëson avancimin tonë të shpejtë drejt anëtarësimit, si vendi pararojë mes vendeve kandidate që ecën me vendosmëri drejt familjes europiane. Ai thekson arritjet në reformat demokratizuese dhe integruese, forcimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë si dhe luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë”, u shpreh Spiropali.

Ajo shtoi se objektivi strategjik kombëtar mbetet hapja e të gjithë kapitujve të negociatave brenda muajit qershor, përmbyllja e negociatave brenda vitit 2027 dhe anëtarësimi në BE brenda kësaj dekade.

“Ky objektiv po gjen gjithnjë e më shumë mbështetje – nga Parlamenti Europian, Komisioni Europian dhe tashmë edhe nga vendet anëtare”, theksoi ajo.

Në fund të deklaratës, Spiropali falënderoi reporterin Andreas Schieder për pasqyrimin e arritjeve të Shqipërisë me realizëm dhe deputetët europianë që mbështetën raportin me shumicë absolute.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko