Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans në seancën e Parlamentit Evropian (PE), ku u diskuatua rreth referendumit në Katalonjë, ka thënë se “ka shpërfillje” të ligjit, duke shtuar se obligimi i çdo qeverie është të mbështesë sundimin e ligjit.
Ai përsëriti qëndrimin e Komisionit Evropian (KE) se sipas kushtetutës spanjolle, votimi në Katalonjë nuk ishte “ligjor”.
“Ekziston një konsensus se qeveria rajonale e Katalonjës, duke organizuar referendumin javën e kaluar, vendosi të injorojë ligjin. Gjykata Kushtetuese e pezulloi atë vendim, por kjo nuk ndryshoi asgjë dhe në fund ne pamë vetëm skena shumë të trishtueshme”, tha Timmermans, shkruan aa. Ai gjithashtu theksoi se në politikë, me dhunë kurrë nuk mund të zgjidhet dhe të ndryshohet asgjë.
“Dhuna në politikë kurrë nuk është përgjigje, ajo nuk zgjidh asgjë, kurse Evropa këtë e di më mirë se kushdo tjetër. Megjithatë, natyrisht, është detyrë e çdo qeverie të mbështesë dhe të kujdeset për sundimin e rendit dhe ligjit dhe kjo ndonjëherë kërkon edhe përdorimin proporcional të forcës”, tha Timmermans.//
The post PE: Në rast të shkëputjes, Katalonja do të mbetet jashtë BE-së appeared first on .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re