Ditën e sotme është mbledhur Parlamenti Europian ku në rendin e ditës është folur për negociatat për anëtarrësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Deri tani kanë diskutuar për Shqipërinë reporteri David Lega dhe eurodeputeti Gahler.
Sipas Lega-s, qeveria shqiptare tregohet shumë e ashpër me gazetarët dhe shumë e butë me trafikantët.
Derisa ky raport të ndryshojë, Shqipërisë nuk mund t’i hapen negociatat me Bashkimin Europian, është shprehur David Lega.
Këtij mendimi i është bashkuar dhe eurodeputeteti Gahler i cili thotë se “kusht për t’u futur në BE, është hetimi i të përfshirëve në shitblejrjen e votave”.
/shqip
