Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar sërish ndaj vonesës nga ana e qeverisë për 12 mijë pedagogë, të cilët ende nuk kanë marrë pagat e tyre, duke krijuar veshtirësi të mëdha në çdo familje.

“Dita e 10 e muajit janar dhe ende asnjë pedagog nuk ka marrë rrogën, ndërkohë që entourage-i qeveritar ha e pi në restorante të shtrenjta, ku shishja e verës kushton 500 euro”, shkruan Vokshi.

Postimi i plotë

Buxheti i koncensioneve dhe shëtitjet për propagandë lënë ende pa rroga pedagogët.

12 mijë familje pedagogësh presin pagën që ua mban qeveria për allashverishet e saja.

Dita e 10 e muajit janar dhe ende asnjë pedagog nuk ka marrë rrogën, ndërkohë që entourage-i qeveritar ha e pi në restorante të shtrenjta, ku shishja e verës kushton 500 euro.

Paga, e ardhura e vetme në familjen e pedagogëve i ka detyruar shumicën e tyre të marrin borxh për të shlyer faturat e shërbimeve jetike.

Partia Demokratike kërkon që Qeveria të kalojë urgjentisht pagat e pedagogëve e të lehtësojë sadopak fillimin e këtij viti për 12 mijë familje e për dhjetëra mijëra fëmijë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re