Skip to content

Pedagogët japin afat deri në 5 tetor: Rrisni pagat ose bojkot

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë paralajmëron bojkot të mësimit në auditore në vitin e ri akademik nëse nuk rishikohen pagesat e pedagogëve dhe nëse nuk rivlerësohet ngarkesa e orës mësimore. Kreu i Sindikatës Sandër Kovaçi shprehet i indinjuar për mospërfshirjen e personelit akademik, ndihmës akademik dhe administrativ në rritjen e pagave dhe kërkon gjithashtu rishikim të tatimit mbi orët suplementare.

 

Ndërkohë, kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universitetit të Tiranës, Qazim Lataj tregon se deri tani janë mbledhur mbi 300 firma në kryeqytet, shumica e të cilave janë nga fakulteti i Shkencave të Natyrës.

 

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë parashikon që deri në fund të muajit shtator të mbledhë firma nga pedagogë të të gjitha fakulteteve.

E pyetur nga Vizion Plus, ministria e Arsimit u shpreh se nuk ka asnjë përgjigje konkrete në lidhje me kërkesat e sindikatës për rritjen e pagave të pedagogëve. Afati i fundit i vendosur ndaj këtij institucioni për marrjen e masave për te evituar bojkotin total të auditoreve është 15 tetori.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë