Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Pedagogët mendojnë të përshkallëzojnë protestën, në rast se kërkesat e tyre nuk plotësohen.

 

Këtë gjë e ka bërë të ditur kreu i sindikatës së pedagogëve Sandër Kovaçi, i cili nuk e përjashton mundësinë e grevës së urisë.

 

Kovaçi shtoi më tej se të hënën, 31 tetor, ora 11:00 pedagogët do të mbajnë protestë kombëtare para korpusit universitar.

 

“Të hënën protesta kombëtare para korpusit universitar, ora 11:00. Greva e urisë është kërkese e disa sindikalistëve, unë personalisht nuk e kam shprehur këtë dëshirë. Por mund të shkojmë deri në këtë fazë nëse nuk ka përgjigje nga qeveria. Duke qenë në këto kushte kur nuk ka pasur reagim deri tani, erdhëm në fazën e një bojkoti të deritanishëm, dhe tani i kemi dërguar kërkesë qeverisë, dhe të krijojë urën e komunikimit.

 

Nuk duam të përdorim variantin e fundit, atë të grevës, por mund të përdoret për të ushtruar presionin e duhur mbi autoritetet për të reaguar në mënyrë konstruktive dhe ta kuptojnë rëndësinë e këtij bojkoti”, tha Kovaçi.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë