Me 18 vite eksperiencë si pedagog në auditorët e universiteteve publike dhe atyre private, Edmond Zeneli tregon se nuk ndihet i vlerësuar sa duhet nga qeveria.

 

Prej tetë vitesh ai jep mësim në fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, ku merr një pagë mujore prej 75 mijë lekësh. Ai shprehet se është i gatshëm t’i nënshtrohet vetingut nëse ështe e nevojshme.

 

EDMOND ZENELI

 

PEDAGOG NË FAKULTETIN E INXHINIERISË MEKANIKE

 

Qeveria e ka marrë pak jo seriozisht këtë protestë. Paga ime është 75 mijë lekë dhe është e pamundur të jetosh me këtë lloj shume parash. Jam i gatshëm nga sot të hyj në veting dhe të shiohë qeveria në tatime sesa është paga ime. Pjesa mazhoritare e pedagogëve arrijnë të dalin te shkallët e universitetit, do të thotë që situata ka arritur kulmin.

 

Për pedagogun lushnjar largimi nga vendi është mundësia më e mirë.

 

EDMOND ZENELI

 

PEDAGOG NË FAKULTETIN E INXHINIERISË MEKANIKE

 

E kam menduar shpesh dhe po e mendoj dhe po më piqet ideja për të ikur, natyrisht jam bërë pishman që jam kthyer. Mund të bëj punë tjetër dhe kam bërë punë tjetër, por kjo jo gjithmonë është e mundur sepse ne duhet të përgatitemi dhe duhet ti përshtatemi orareve të mësimit, herë janë paradite, herë pasdite.

 

Në protestën e përditshme të pedagogëve, sindikata e universiteteve  foli për një platformë të re universitare që arsimi i lartë publik të kthehet në një prioritet kombëtar.

 

PEDAGOGË

 

Procesi i ndjekjes së këtij peticioni dhe protestat e këtyre ditëve kanë sjellë në dritë nevojën, jo vetëm realizimin e kërkesave të peticionit, por nevojën për një platform të re.

 

Çdo qeveri duhet të shohë arsimin si një prioritet kombëtar duke parë që shoqëria shqiptare dhe të rinjtë poi kin. Platforma e re do të thotë rishikim i ligjit të arsimit, rishikimi i rregulloreve dhe të sjellurit të ligjeve më afër nevojave që kanë universitetet.

 

Nesër do të mblidhet një forum me të gjithë pedagogët e universiteteve, studentë dhe aktivistë ku do të diskutohet për problematikat e universiteteve. Bojkoti i auditorëve do te vijoje, përveç fakultetit të Ekonomisë, Historisë dhe Filologjisë, Gjuhëve të Huaja, fakultetit të Shkencave Sociale, atij Bujqësor dhe Universitetit të Mjekësisë ku mësimi vazhdon.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re