Të gjendur përballë faktit që kërkesat e tyre nuk janë plotësuar nga qeveria pedagogët do t’i rikthehen protestave. Edhe pse paralajmëruan bojkot të sezonit të provimeve, një gjë e tillë nuk u aplikua. Ata deklaruan se qeveria ka patur mjaftueshëm kohë për të shqyrtuar kërkesa e tyre dhe për t’u dhënë zgjidhje.

 

SANDËR KOVAÇI

KREU I SINDIKATËS SË PEDAGOGËVE

 

Ndaj për të riktheksuar edhe njëherë vendosmërinë tonë për plotësimin e kërkesave të profesoratit dhe të punonjësve mbështetës, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka vendosur thirrjen e një proteste dhe tubimi kombëtar universitar, ditën e mërkurë, datë 22 shkurt 2023, ora 12:00, këtu përpara Korpusit qëndror të Universitetit Politeknik. Le të jetë ky një tubim i përbashkët dhe i studentëve edhe më gjërë.

 

Përqendrimi i të gjitha programeve të studimit në Tiranë, duke mbyllur ato të rretheve, është një tjetër shqetësim i pedagogëve.

 

 

SANDËR KOVAÇI

KREU I SINDIKATËS SË PEDAGOGËVE

 

“Zbatimi i kësaj VKM-je, do të sjellë po ashtu mbylljen shumë shpejt të disa nga universitetet e rretheve, gjë që shumë shpejt do të sjellë dhe 3 shpopullimin dhe varfërimin e këtyre qendrave nga elitat intelektuale, që tradicionalisht janë zhvilluar në këto universitete”

 

Më datë 22 shkurt, pedagogët do të mblidhen përpara korpusit qendror në Universitetit Politeknik, për të përsëritur sërish kërkesat e tyre. Ata ftuan të gjithë studentët t’i bashkohen tubimit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re