Pedagogia Ilirjana Kuçana ka treguar se është telefonuar nga kryeministri Edi Rama, dhe i ka kërkuar që të marrë një përfaqësi studentësh për të realizuar një takim.

“Më ka kërkuar dialog, por dialogun nuk e vendos unë. Unë jam shumë e vogël përpara studentëve. Studentët e nisën këtë protestë, ata janë të vendosur për ta vazhduar dhe unë do t’i mbështes deri ditën e fundit. Kryeministri këmbënguli për dialog”, tha pedagogia në një intervistë për ‘Ora News’.

“Duke qenë se ti je pedagoge duhet të marrësh një përfaqësi studentësh për të dialoguar për një zgjidhje”, i ka thënë Rama pedagoges Kuçana.

“Përgjigja ime ishte e qartë, ‘zgjidhjen e ke sipër tavolinës, ke kërkesat e studentëve’.
Miratimin e buxhetit e bën kryeministri, atë që kishte në dorë ministrja e bëri, shfuqizoi vendimin. Por duhet të kishte një qasje tjetër.

Ditën e parë ministrja duhet të kishte qytetarinë dhe duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

I shpjegova situatën si mund të zgjidhet, ja nisa dhe me shkrim, pikat që duhet të zgjidhen. I shpjegova kryeministrit se problemi nuk qëndron tek dekanët, por tek ministria”, u shpreh gjithashtu pedagogia Kuçana.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re