Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar këtë të diel një takim me studentë dhe mësues në qytetin e Durrësit.
Gjatë këtij takimi, pedagogia Ilirjana Kuçana ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se ajo është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama dhe bandat e tij pasi ngriti zërin për studentët.
“Unë jam pedagoge prej një dekade, po e bëj publike për herë të parë përse u jam bashkuar; jam kërcënuar nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe bandat e tij kur kam ngritur zërin për studentët.
Kam dalë t’i bashkohem ndryshimit. Kolegët e mi kërkojnë ndryshim. Ndoshta për shkak të punës, për shkak të presioneve, nuk dalin në ekran ta thonë, por janë në krahun tuaj” tha Ilirjana Kuçana.
(R.G/Faxweb.al)
Loading …
/faxweb