U ndodh shpesh dhe e njëjta sindromë i shoqëron personat publikë. Pas
arrestimit, ata sëmuren dhe lënë qelinë, për t’u kuruar në spital.

Jo më larg se një ditë pas arrestimit nga policia, pedagogu i
Universitetit të Elbasanit, Denis Himçi, ka përfunduar në spital për
shkak të gjendjes shëndetësore.

Ai është shtruar mbrëmjen e djeshme në një spital në Tiranë, pasi
raportohet se ka pasur tension të lartë, ndërsa po kryen vizita të
detajuara. .

Pedagogu 36-vjeçar i Fakultetit Ekonomik në Elbasan u ndalua nga policia me akuzën se ka kërkuar favore nga një studente në këmbim të notës kaluese.

Ai u denoncua nga vajza në emisionin envestigativ “Stop”, ndërsa pas
pamjeve filmike u pezullua dhe më pas u arrestua nga policia






Previous articleMbyllet televizioni ‘IN TV’, çfarë do ndodhë me emisionet dhe moderatorët

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re