BRITANI E MADHE- Pedagogu shqiptar në Britani të Madhe, Andi Hoxhaj komentoi për ABC News ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III. Ai tha se nëpër rrugët e Londrës ka entuziazëm të shtuar dhe se qytetarët po e presim me dëshirë të madhe momentin e kurorëzimit.

Pedagogu u shpreh për “Tirana Live” se e veçanta lidhet me faktin se në ceremoni janë ftuar përfaqësues të të gjitha feve, duk përçuar mesazhin se Britani e Madhe është vendi ku diversiteti kulturor dhe ai fetar janë vlerë e shtuar.

“Atmosfera ka qenë pozitive, sensibilizimi dhe mobilizimi i njerëzve ka ndodhur në dy javët e fundit. Ka ndryshime se si është bërë 70 vjet më para dhe ato që do bëhen tani. Të gjitha liderët e feve të ndryshme, janë ftuar për të marrin pjesë, kjo është për të promovuar diversitetin e Britanisë së Madhe. Do jetë një ditë interesante”, tha ai.

Një tjetër e veçantë u shpreh pedagogu është se në këtë ceremoni janë planifikuar të bëhen më pak shpenzime financiare.

“Jemi në kushtet të ndryshme se këtu ka njëfarë krize financiare me rritjen e çmimeve, monarkia do jetë një reflektim i shoqërisë dhe ky ka qenë momenti për më pak shpenzime. Kjo është për dukur me modern dhe më pozitiv. Këtu janë më shumë se 200 liderë të botës, por pranë qendrës ku po mbahet ceremonia janë masa të rrepta  sigurie. Shpenzimet janë munduar të jenë sa më minimale dhe për të reflektuar personalitet”, tha ai./n.m.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re