Ka nisur séanca parlamentare ne Kuvend ditën e sotme, ku deputeti Halit Valteri ka bërë një thirrje mjaft të guximshme, duke kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje.

Duke ju referuar rastit të abuzmit seksual të 15 vjeçares nga 65-vjeçari Abaz Dogu, i cili punonte roje në shkollën e Babrrusë, Valteri kërkoi që këto persona të varen në mes të qytetit.

Valteri: Kush është pedofil të varet në mes të qytetit, ta rikthejmë dënimin me vdekje dhe njëherë se këta maskarenjë nuk meritojnë të jetojnë, Bëj thirrje ta diskutojmë të flasim dhe njëherë, kush përdhunon fëmijë të varet në mes të qyteti. Kush prek fëmijët, pedofilët duhet të varen me litar duhet të varen midis qytetit, e përsëris të varen në me stë qytetit, të varen në mes të qytetit.

Ruçi: Nuk e zgjidh ajo… dhe hapin që Shqipëria ka marrë për të hequr dënimin me vdekje, nuk ka kthim pas.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re