Pedonalja e Shkodrës kthehet në burim aksidentesh.

Disa qytetarë, prej orëve të para të mëngjesit, janë rrëzuar në sheshin para Bashkisë Shkodër.

Shkak janë bërë lulet e blirit të rëna në tokë që kanë krijuar një shtresë të rrëshqitshme në pedonale. Auto-ambulanca bëri transportimin në spital të një gruaje të lënduar, ndërsa ka patur qytetarë të tjerë që janë rrëzuar, teksa lëviznin në këmbë dhe me biçikletë.

Ndërkohë, Bashkia Shkodër ndërhyri duke sjellë shërbimin zjarrfikës për larjen e pedonales.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re