Peja u zgjua sot nga një aksident i rrallë, për fat jo tragjik, pasi një automjet humbi kontrollin dhe u fut llahtarshëm në një xhami.

Të dëmtuar kanë mbetur drejtuesi, si dhe dy pasagjerë që udhëtonin në të.

Pamjet tregojnë se si automjeti ka shkatërruar murrin e objektit të kultit islam, duke përfunduar brenda ambienteve.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Wesley Clark”.

Ende nuk jepen detaje mbi identitetin e personave në automjet dhe shkaqet se përse përfunduan nga rruga në xhami.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re